Që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në të gjithë vendin janë kryer mbi 1 milion vaksinime.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 milion vaksinime, ndërsa theksoi se “nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”.1,120,070 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.
Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. ///
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale