Nga Etleva XHAJANKA
Nëpërmjet broshurës “IN Blue”, UNDP përcjell informacione thelbësore mbi veçoritë biologjike të të gjitha zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare në Shqipëri. Fotoalbumi me ngjyra në këtë broshurë, zbulon mrekullitë e bregdetit dhe pejsazhit të Shqipërisë. Realizuesit e këtij botimi, shprehen se broshura shërben edhe si një guidë turistike, për të gjithë të apasionuarit e natyrës.

Me mbi 21% të territorit të Shqipërisë të përfshirë në zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme, zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare zënë një vend të rëndësishëm në pasurinë natyrore të vendit, ndërkohë që ofrojnë një potencial të lartë për zhvillimin e ekoturizmit.

Broshura paraqet dhe informacion të bollshëm, mbi biodiversitetin detar, trashëgiminë kulturore dhe eko-turizmin shqiptar.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade