Mbi 900 tonë mandarina u eksportuan gjatë javës së fundit të nëntorit. Ne kete sasi, rajoni I Sarandes me epiqender zonen Konispol-Xarre, ka zene nje peshe te rendesishme.
Sektori i agrumeve në Shqipëri është një tjetër grup me rekorde pozitive të prodhimit dhe eksporteve në strukturën e sektorit bujqësor, që është shumëfishuar në shifra reale në këto vitet e fundit.
Sipas statistikave zyrtare nga qendra e eksporteve Vlorë, eksportet e mandarinave gjatë javës 20 deri 27 nëntor 2020, kapën shifrën e mbi 900 tonëve. Ndërkohë që sasia e eksporteve të këtij agrumi në një ditë shkon deri në 250-300 tonë.
Tregjet kryesore ku eksportohen mandarinat janë në Kosovë, Maqedoni e Veriut, por është konsoliduar tashmë eksporti i tyre edhe drejt Polonisë, Çekisë, Gjermanisë e Ukrainës.
Vitet e fundit prodhimi i agrumeve është trefishuar në mbi 50.882 tonë, kundrejt 13.336 tonëve që ishin në 2010.
Ndërsa prodhimi i mandarinave në harkun e 9 viteve u rrit në shifra dyshifrore. Eksporti i mandarinave shënoi rreth 14 mijë tonë në vitin 2019, nga 0 eksporte që shënonte Shqipëria në vitin 2010.///ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata