SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbrojtja e mjedisit, ambasadori suedez: Rritje e përdorimit të transportit publik dhe menaxhim efikas i mbetjeve

 Suedia po ndan përvojat e saj më të mira dhe po ofron mbështetje për Shqipërinë në mbrojtjen e mjedisit.Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ndau sot mesazhin e ambasadorit suedez në Shqipëri, Niklas Strom.“Suedia është fuqimisht e angazhuar për një tranzicion të drejtë dhe të gjelbër, drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë”, tha Strom.

“Ne e bëjmë këtë duke ndryshuar sistemet dhe politikat tona, por edhe duke advokuar praktika të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin”, theksoi ai.

Për shembull, shtoi ai, “ne promovojmë, por edhe kemi tashmë një kulturë të fortë të përdorimit të biçikletave, që jo vetëm promovon një stil të shëndetshëm jetese, por edhe redukton emetimet e karbonit”.Gjithashtu, ambasadori Strom u shpreh se, “shumë suedezë janë tifozë të mëdhenj të përdorimit të transportit publik, jo vetëm se është më i lirë dhe më i mirë për mjedisin, por sepse shpesh është edhe më efikas nga ana kohore. Më pak se 5% e gjithë transportit drejt dhe nga qendra e Stokholmit bëhet me makinë”.

“Suedia, po ashtu është e përkushtuar ndaj menaxhimit efikas të mbetjeve. Ne suedezët marrim pjesë aktive në menaxhimin e mbetjeve duke i ndarë mbetjet në kategori, si mbetje organike, plastikë, letër, qelq dhe metale, në mënyrë që mbetjet të riciklohen dhe të ripërdoren. Më pak se 1% e mbetjeve shkon në vendgrumbullime”, tha Strom. Ambasadori Strom nënvizoi se, “menaxhimi i mbetjeve në Suedi është aq efikas saqë na duhet edhe të importojmë plehra nga vende të tjera për të ndezur ngrohjen qendrore”.

“Në Suedi kemi përqafuar zakonin e reduktimit të plastikës me një përdorim. Shumica e njerëzve pinë ujë nga rubineti, pasi është i pastër dhe i sigurt. Këtu në Shqipëri unë bëj të njëjtën gjë, duke përdorur një filtër, dhe kur porosis një filxhan kafe këtu, kafe shumë e shijshme, që është në fakt shumë më e mirë se në Suedi, e pi me një filxhan tradicional porcelani, jo me filxhan plastik”, theksoi ambasadori Strom, i cili ftoi qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e rrugëtimit të gjelbër.///

error: