SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbyllet protesta e opozitës

Teksa Kuvendi miratoi kërkesën për dhënien e autorizimit ndaj SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, opozita me sloganin “O sot, o kurrë” protestoi jashtë sallës së Kuvendit. Protesta u thirr nga Berisha kundër asaj që ai e konsideron uzurpim të pushtetit të Parlamentit.

Forca të shumta të policisë ishin vendosur para Kuvendit, për të garantuar rendin, teksa protestuesit e pranishëm tentuan të çajnë kordonin e policisë në momentin kur Berisha iu drejtua Kuvendit, por u ndaluan nga efektivët e policisë. Në fjalën e tij në protestë pas vendimit të Kuvendit, Berisha u shpreh se, rrëzimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti është misioni i shenjtë i opozitës.

“Menduan se do shpëtojnë duke hequr imunitetin e Sali Berishës dhe autorizuar bandat e tyre për arrestimin e tij”, tha Berisha duke shtuar se historia e këtyre dy viteve dëshmoi se opozita shqiptare rezistoi. Berisha shprehu bindjen se, “kjo ditë do jetë një ditë frymëzimi për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, një ditë që do t’u rikujtojë atyre se misioni i tyre kryesor është o sot, o kurrë, të përmbysim narkodiktaturën”.

“Qëllimi ynë madhor ishte dhe mbetet, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, rrëzimi i tij nga pushteti është misioni ynë i shenjtë. Votimi i lirë i shqiptarëve është qëllimi ynë më madhor”, tha Berisha. Më pas protestuesit u drejtuan drejt selisë së PD, ku më pas u shpërndanë rreth orës 10:40. Protesta e opozitës para Kuvendit,( foto: Agim Dobi.)///

error: