Nga Edlira RUZI
Ambasada Amerikane në Tiranë ndau sot përmes rrjeteve sociale lajmin e mirë se do të angazhohet edhe më tej në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në postimin e tyre online thuhet: “Jemi krenarë të shpallim një përpjekje të re për restaurimin dhe ruajtjen e manastireve mahnitëse të Luginës së Drinos”.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (Cultural Heritage without Borders-CHwB) do të zbatojë projektin me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP) dhe Fondit Botëror të Monumenteve.
Që prej vitit 2001, AFCP ka investuar më shumë se 1,6 milionë dollarë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, përfshirë restaurimin e monumenteve të rëndësishme kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.
Ambasada Amerikane ndau një album me foto mbresëlënëse të realizuara së fundmi, gjatë vizitës së të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner. Në postim nënvizohet se stafi i ambasadës është befasuar nga vizita në një nga manastiret e Luginës së Drinos. ///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI