Prej 2 ditësh tashmë mbështetësit e Sali Berishës e kanë gjetur të kyçur derën e Partisë Demokratike për ta. Për deputetin Edmond Spaho, mbështetës i ‘Foltores’, kjo do të marrë fund më 8 janar, kur sipas tij demokratëve do t’u kthehet shtëpia e tyre.
Në një intervistë per report tv, Spaho thotë se Basha duhet të dorëzojë zyrën, pasi sipas tij është thjesht deputet i Partisë Demokratike.
“Ka vendime të Kuvendit të 11 dhjetorit që duhen zbatuar. Komisioni i Rithemelimit duhet të vendoset në ato zyra dhe të vazhdojë punën. Protesta do të jetë paqësore. Qëllimi i protestës është të rimarrë selinë e PD dhe t’ia kthejë anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët vendimet i marrin me shumicë”, tha ai.
Spaho shprehet se Basha do të bënte gabimin më të madh nëse i përgjigjet me forcë demokratëve.
“Unë nuk besoj që Basha do t’i qëndrojë vrullit të anëtarësisë. Do t’i përgjigjet me forcë atyre? Do të bënte gabimin më fatal nëse e bën këtë bashkë me Edi Ramën. Nëse anëtarësia nuk të do nuk mund të qëndrosh me zor. Demokratët do të shkojnë atje që të marrin shtëpinë e tyre, Selinë e PD e cila tanimë është kthyer në bunker”, vijoi, deputeti Edmond Spaho.
Ai rikujtoi edhe një herë gabimet e rënda që ka bërë z. Basha sipas tij në këto 8 vite që drejton PD-në.
“Janë marrë vendime shumë të gabuara. Unë si kryetar i Grupit Parlamentar kam pasur takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe i kam premtuar atëherë se kurrë nuk do t’i braktisim mandatet. Dhe erdhi momenti dhe e bëmë. Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar pse ne nuk ishim aty kur u bë reforma territoriale. Të gjitha gabimet janë mbledhur dhe janë mbivendosur”, tha ndër të tjera deputeti demokrat Edmond Spaho.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI