SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Më pak nxënës në klasa/ Mësues shtesë në shkollat ku ka nevojë.Pagesë për orët suplementare

Ministria e Arsimit ka një buxhet të dedikuar i cili do të shfrytëzohet për të paguar qoftë orët suplementare për mësuesit gjatë një javë dhe në ato shkolla ku kërkohet do të ketë edhe mësues shtesë.

Kështu u shpreh Zamira Gjini, Drejtoresha e Pergjithshme e Politikave të Arsimit në MASR gjatë një lidhje direkte teksa ndau detaje nga protokolli që do të zbatohet këtë vit të ri shkollor.

“Ndarja e klasave në dy pjesë, pra në numër më të vogël rrit edhe ngarkesën mësimore të mësuesve. Për këtë ministria e Arsimit ka një buxhet të dedikuar i cili do të shfrytëzohet për të paguar qoftë orët suplementare që mësuesit mund të bëjnë gjatë një javë por është menduar ku në ato shkolla ku kërkohet mësues shtesë do të ketë edhe mësues shtesë të cilët do të paguhen nëpërmjet këtij buxheti që ka ministria e Arsimit. E rëndësishme është që mësuesit të realizojnë procesin mësimor në zbatim të protokollit të ministrisë së Shëndetësisë dhe në zbatim të udhëzuesit që ka nxjerrë ministria e Arsimit ku janë të detajuara se çfarë apo si do të funksionojë një institucion arsimor”, tha ajo.

Gjini theksoi se “na ndajnë gati dhe dy javë që do fillojë shkolla. Janë dy javët e para të vitit të ri shkollor dhe janë planifikuar si përsëritje e njohurive kryesore bazë që janë marrë në muajin mars-maj nga nxënësit vitin e kaluar, në periudhën kur ishim të mbyllur dhe mësimi u zhvillua online. Pas dy jave përsëritje do të fillojë programi mësimor për të gjitha klasat në të gjitha vitet, që është një program mësimor i unifikuar për të gjithë shkollat në Shqipëri. Është një program mësimor që do të ndiqet nga fëmijët dhe nga mësuesit edhe në kanalin RTSH shkolla pasi ne kemi filluar që në muajt e verës të regjistrojmë orë mësimore për të gjitha klasat, për të gjithë vendin për të gjitha profilet me mësues të dedikuar, orë mësimore në RTSH të cilat do të transmetohen në 14 shtator për të gjithë fëmijët në Shqipëri. Fëmijët mund të ndjekin këto orë në RTSH shkolla por edhe në kanalin në youtube të ministrisë së Arsimit, apo në platformën akademi.al’’.

“Mësuesit dhe nxënësit që do të shkojnë në shkollë,do të shkojnë në masa të sigurisë së shëndetit të tyre duke respektuar protokollin e ministrisë së Shëndetësisë. Ajo që është kryesorja është higjiena, marrja e masave për higjjienën, pra larja e duarve dhe dezinfektimi i duarve dhe i mjediseve ku fëmijët dhe mësuesit do të fillojnë procesin mësimor. Mbajtja e maskës që është e detyrueshme nga klasa e gjashtë deri në klasën e 12-të për mësuesit dhe të gjithë personat e tjerë që do të ndodhen në mjediset e shkollës dhe distancimi fizik që është 1.5 metër në mjediset brenda klasës dhe 2 metra kur nxënësit do të lëvizin në korridore”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, “protokolli i ministrisë së Shëndetësisë është i detyrueshëm për t’u zbatuar. Drejtorët e shkollave, këshilli i prindërve kanë marrë të gjitha masat për zbatimin e këtij protokolli. Pra, nxënësit kur të shkojnë në shkollë do të rreshtohen me grupe, me klasa siç do të ndahen nga shkolla, në distancimin që kërkon protokolli. Do të futen në radhë me distancim dhe në klasat e tyre do të ketë një person në bankë. Do të kontrollohen për temperaturën, do t’I matet temperatura nga një person i caktuar që ka çdo shkollë, një koordinator për procesin do të kontrollohen për maska dhe kështu me radhë. E rëndësishme është që duhet në vetë të ndërgjegjësohemi, nxënësit, prindërit të punojnë me fëmijët e tyre për t’i ndërgjegjësuar ata që të zbatojnë këto rregulla, këtë protokoll të ministrisë së Shëndetësisë sepse është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre, shokëve, mësuesve dhe kështu me radhë. Për këtë ne kemi përgatitur postera që do ti vendosim në të gjitha mjediset e shkollave dhe jashtë saj, sepse edhe kjo paraqitja vizuale të ndikojë tek fëmijët për respektimin e këtyre rregullave’’, sqaroi drejtoresha e ministrisë së Arsimit.

“Ky është një vit ndryshe nga vitet e tjera që nuk varet nga ne. pra jemi përpara një sfidë jo vetëm ne por për të gjithë botën. pothuajse të gjitha vendet e rajonit dhe Europës po veprojnë pothuajse me këtë modele, me këto skenare. Ne së bashku me ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që këto shkolla ti hapin. Për këtë ne bëmë një sondazh me prindër, nxënës dhe mësues ku 87% të atyre që u pyetën, u pyetën rreth 120 mijë persona, ishin të mendimit që nxënësit të kthehen në shkolla. Ndaj kemi menduar këtë skenar që nxënësit të kthehen në shkolla. Por krahas tij, ne kemi edhe një skenar tjetër sepse varet sesi do të përhapet virusi në vendin tonë dhe nëse do të përhapet do të kemi përkeqësim të situatës. Këto janë vendimmarrje të ministrisë së Shëndetësisë, atëherë ne kemi një skenar të 3 që është zhvillimi i mësimit online, pra në distancë, në shtëpi për të gjithë fëmijët. Por tani ne jemi në zbatim të skenarit ku nxënësit do të kthehen në shkollë. Kemi menduar që në klasa në qytete të mëdha mund të jetë i tillë që mund të ketë mbi 30 nxënës në klasë, në këto raste këto klasa do të ndahen por realisht janë mbi 30 nxnënës, këto klasa do të ndahen dhe ne nuk mund të vëmë një numër nxënësish kufij sepse varet nga madhësia e klasës. E rëndësishme është që nxënësit që do të vendosen në klasë do të ruajnë distancimin e vendosur në protokoll”///ata///

error: