Një person tenton që të përdhunojë kolegen me të cilën punonte.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Tiranë në një furrë buke, gjatë ditës së martë, ku i dyshuari ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar që ta përdhunojë.
Gjithçka teksa e dëmtuara punonte në furrën e bukës, ku punonte edhe i akuzuari.
Ishte rezistenca e gruas ajo që bëri që të shpëtojë, për të bërë më tej denoncimin në polici.
Lidhur me ngjarjen, efektivët e policisë të komisariatit Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç.
I ndaluari akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari