SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Media serbe promovon kënaqësitë e turizmit ne Sarandë

SHËNIM

Nga Ana KAMENICA/

Media serbe promovon kënaqësitë e turizmit ne Sarandë. Është një fakt I njohur tashmë që bregdeti jugor i Shqipërisë me “kryefjalë’ Sarandën, ka qenë një destinacion i parapëlqyer për turistët serbë.

Sipas burimeve të SARANDANEWS.AL nëse numri i turistëve që frekeuntuan Sarandën dhe Ksamilin gjatë  këtij vitit arrinte në rreth 750 mijë; konfirmuar së fundi edhe në një intervistë live të kryebashkiakut Adrian Gurma dhënë SARANDANEWS.AL; në këtë shifër turistët kosovarë dominonin; ndër turistët e huaj, një vend të rëndësishëm kaë zënë ata serbë, ukrahinas, polakë, etj,..

Nga disa kontakte të SARANDANEWS.AL me disa turistë beogradas, u mësua se ata pëlqenin në Sarandë dhe rajonin e saj jo vetëm detin dhe natyrën e bukur, porse edhe qëndrimin miqësor të vendasve.

Ja si shprehet shtetasi serb Nermin Sejdoviç në nje koment per videon promovuese serbe per Sarandën:

"Shqipëria është e re në hartën turistike. Ata kanë një det të bukur. Plazhe te bukura. Të gjitha predispozitat duhet të jenë të forta. Unë nuk isha, por të gjithë ata që kanë qenë kanë fjalë lavdëruese. Çdo vit shfaqen hotele më të bukura dhe luksoze. Akomodimi privat është tashmë në një nivel të lakmueshëm. Shqiptarët janë mikpritës, ndihmës, të ndershëm. Dhe jeta e natës është më aktive. Ata bëjnë gjithçka që do të tërheqë klientelën turistike të thellësive të ndryshme të xhepit. Dhe ata do të kenë sukses. Gjëja më e rëndësishme për ta është që të kenë detin. Aktualisht, të gjitha vendet që kanë det janë ende të privilegjuara."

Një element i pastër i frekuentimit të Sarandës prej turistëve serbë, ishte edhe fakti se këta të fundit, vijuan të qëndronin në Sarandë edhe në muajt shtator dhe tetor; madje, shumë çiftë të rinjsh, të dashuruar ose çifte të reja më fëmijë të vëgjël.( Madje edhe sot, më 20 nëntor, has në Sarandë disa turistë serbë.)

Ata pëlqyen faktin edhe të pranisë së një plazhi public (pa pagesë) përgjatë pjesës më të madhe të vijës së bregut në qytet. Promovimi de fakto, për here të pare I turizmit “blu” me funksionimin e anijeve shëtitëse dhe mjeteve te tjera levizѱse ne det, ishte p՗rtej nje ‘syrprize’ t٥ kendshme per çdo turist vendas e te huaj që preku Shetitoren e Sarandes, nje tjetër ‘kryefjale’ dhe ‘vitrine’ bashkohore e qytetit.

Duket se përveç përgatitjeve më të mira të biznesit turistik gjatë 2021-shit, “kolaudimit” dhe përmirësimit silcësor të nivelit të shërbimeve pritëse në hotele, restorante e bare; një punë dukshëm më të mire, ka bërë edhe Bashkia e Sarandës .

 Takimet , dëgjesat, dialogët e Bashkisë me operatorët turistikë, dhe përgjigjësisht me biznesin turistik të hapësirës Sarandë-Ksamil-Butrint, nga konstatimet e SARANDANEWS.AL,( shpesh e pranishme në këto bashkëbisedime,) kanë qenë më të drejtpërdrejta, më të sinqerta, pa hipokrizinë “standarte” të vërejtur më parë nga jo pak zyrtarë vendorë dhe me adresime konkrete.

Ç’ka del  natyrshëm si një nevojë për ardhmëirnë e 2022-it e më tej nga ana e Bashkisë Sarandë  dhe strukutrave  të dedikuara të saj; përpos, thellimit të përmirësimit edhe më tej të pastrimit public-siç po veprohet; janë dy moment që “çalojnë” ose “kërcacin” disi:

-Nevoja për ngritjen dhe ristrukturimin e një drejtorie Turizmi përtej togfjashave rutinore e të ezuruara semantikisht me  “programim/ zhvillimi”, etj,eufemizma dhe;   promovimi dora-dorës edhe në tregun e vendeve fqinjëve: Kosovë-Serbi-Mali I Zi, po edhe më tej: Poloni, Rusi, Ukrahinë, etj, të resurseve të mëdha natyrore, ekoturistike, historike e kulturore të rajonit të Bashkisë Sarandë. /// SARANDANEWS.AL///

error: