Mediat greke hedhin dyshime se vrasësit e gazetarit erdhën nga Shqipëria dhe mund të jenë kthyer sërish atje.Sipas policisë motivet e vrasjes së gazetarit lidhen me investigimet që ai ka kryer gjatë punës së tij. Te njejtat media shkruajnë se ai ka pasur fakt mbi përfshirjen e disa zyrtareve të policisë në botën e krimit.
Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit të kronikës, Jorgo Karaivas. Duke iu referuar burimeve të policisë, ato raportojnë se ai është ekzekutuar nga shqiptarët. Hetuesit grekë kanë bindjen se dy autorët që shfaqen dhe në pamje, kanë ardhur nga Shqipëria për të kryer vrasjen. Janë kontaktuar nga disa grupe krimiminale greke dhe shqiptare që kanë aktivitet në Greqi.
Në dy të ngjarjet autorët kanë ndjekur të njëjtën skemë. Karagiannis i kishte shpëtuar më herët një tentative për vrasje nga dy shqiptarë në burgun e Koridhalos.
Sa i përket ekzekutimit të gazetarit grek, autoritet janë duke analizuar çdo telefonatë apo mesazh që Karivaz ka marrë, kryesisht ditët e fundit. Duke iu referuar burimeve të policisë, ato raportojnë se ai është ekzekutuar nga shqiptarët.
Media e vendit fqinj shkruajnë se ata mund të jenë larguar në Shqipëri pas krimit, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre. Policia po i kushton vëmendje ngjashmërive të shumta mes vrasjes së Jorgo Karaivaz dhe ekzekutimit të Manolis Karagiannis, i cili konsiderohej si bosi i mafias greke, i vrarë në qershor 2018. Por deri taki ka vetem hipoteza si per autoret edhe per motivet e ketij krimi te rende.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë