Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë
“Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi’ informoi sot policia e Gjirokastrës.
31 vjeç, banues në Memaliaj u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. (Shqiptarja)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI