Bashkia Memaliaj po punon me ritëm të përshpejtuar për përmbylljen e punimeve në akset rrugore rurale që lidhin katër fshatrat Bylysh-Maricaj-Vagalat-Arrëz e Madhe.Janë realizuar mbi 50% e punimeve në këtë rrugë, që është një investim i bashkisë Memaliaj dhe i vjen në ndihmë 650 banorëve të këtyre zonave rurale.
Puna është përqendruar në shtrimin e rrugës me çakull, sistemimin e kanaleve kulluese dhe vendosjen e tombinove.Shumë shpejtë kjo rrugë me infrastrukturë të rehabilituar do t’i vijë në ndihmë banorëve të zonës që të dalin më shpejt në treg me prodhimet bujqësore dhe të lëvizim më të sigurt me mjetet e tyre.
Në këtë aks rrugor rural prej vitesh nuk është vënë dorë, ndaj ndërhyrja e bashkisë me një projekt të rehabilitimit të plotë synon të sjellë standarde të reja jo vetëm në infrastrukturën urbane por edhe atë rurale/atsh///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar