Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot heroin e kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në 557-vjetorin e vdekjes.
“557 vjet nga ndarja nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit të kombit shqiptar, strategut dhe diplomatit të jashtëzakonshëm që ndërtoi ura komunikimi dhe aleanca me fuqitë e kohës, duke vendosur themelet e diplomacisë”, theksohet në një postim në rrjetet sociale të MEPJ.
MEPJ u shpreh se “sot, trashëgimia e tij na frymëzon të vazhdojmë misionin tonë për të përfaqësuar Shqipërinë evropiane sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare”.
Më 17 janar të vitit 1468 u nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Ai ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.
Gjergj Kastriot Skënderbeu personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e tij lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.(Klodi SARAÇINI///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI