Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 78-vjetori i Masakrës së 4 Shkurtit 1944, e cila do të mbahet mend si një nga masakrat më të rënda të ndodhura në kryeqytet.
Reprezalje e bastisje të befasishme të kryera nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij u kryen natën e 4 shkurtit 1944.

Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve.
Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit.
Organizatorë dhe drejtues të kësaj masakre ishin bashkëpunëtorët e pushtuesit gjerman Xhafer Deva, ministër i Brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i Xhandarmërisë së Tiranës. Masakra nuk arriti të ndalte luftën e qëndresën antifashiste të shqiptarëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI