-Në Ditën për Barazinë e Grave, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka kujtuar një nga figurat femërore më të spikatura, Sevasti Qiriazin, atdhetaren dhe nismëtaren e arsimit shqiptar për femra.
“Historia e saj, si shumë të tjera, nuk merr mirënjohjen që meriton”, është shprehur ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale. “Arritjet e Qiriazit dëshmojnë se me guxim dhe këmbëngulje e pamundura mund të bëhet e mundur. Ky është lloji i guximit dhe këmbënguljes që na duhet ende sot për të sjellë më shumë drejtësi dhe barazi, jo si akte bamirësie, por për të shpalosur potencialin e plotë të çdo personi”, theksoi ambasadorja amerikane.
Dita ndërkombëtare e barazisë për gratë, kremtohet çdo 26 gusht. Fillesat i ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kujtim të amendamentit të 19, i cili u jepte grave të drejtën për të votuar.
Sipas këtij amendamenti “e drejta e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara për të votuar, nuk do t’u mohohet mbi baza gjinore”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI