Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me vendimin historik të mbretit Zog, për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” nga gratë shqiptare, që sjell për publikun shqiptar, Aurenc Bebja:
Si u prit ky vendim në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë?
“Një vendim i mbretit Zog, i cili është mirëpritur (Nga i dërguari ynë special) Tiranë, 30 mars.
“Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat e tyre.

Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.
Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë : tek gratë, së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë.
Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur… Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…
Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit.

Padyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël që nuk shqetëson asnjeri.
Dhe bukuroshet shqiptare u përgjigjen atyre, nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura”. R. Singer.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI