Nga Pirro NAÇI
Ishte koha pak përpara shpalljes së Pavarësisë….
Mars i vitit 1912… Së bashku me Luigj Gurakuqin mbërriti në ishullin e Korfuzit për t’u takuar me Kryeministrin Grek, i ngarkuar nga mbledhja e Stambollit për të siguruar armë dhe mbështetje për kryengritjen e shqiptarëve. Erdhi në ishull pas një udhëtimi në një varg kryeqytetesh evropiane. Suksesi i takimeve ishte i pjesshëm. Qeveria britanike dhe ajo austriake nuk kishin marrë përsipër të përkrahnin kryengritjen e armatosur, ndërsa qeveria italiane, jo hapur por nëpërmjet një Komiteti, do ta mbështeste duke dërguar një sasi të paktë armësh…
Në Korfuz zhvilluan një takin me kryeminstrin dhe minstrin e Luftës, Venizellos dhe ministrin e Jashtëm Koromilas. Ndihma që u kërkoi zyrtarëve grekë përfshinte armë dhe të holla për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, ndihmë monetare për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit, mbështetje në themelimin e një qendre shqiptare në Paris dhe për botimin atje të një gazete në gjuhën shqipe. Ato morën mbështetjen e zyrtarëve grekë në takim. Në muajin prill-maj, Luigj Gurakuqi qëndroi në Athinë për botimin e një abetareje dhe librave të tjerë shkollorë në gjuhën shqipe me shkronja latine me shpenzimet e qeverisë greke. Plotësimi i kërkesave për armë dhe të holla u la për më vonë…
Ecuria pozitive e Kryengritjes shqiptare krijoi shqetësime në qeverinë greke për përhapjen edhe në vilajetin e Janinës…Në këtë periudhe shikojmë një ashpërsim të qëndrimit grek. Ministria e Jashtme greke synonte jo thjesht lokalizimin e saj në Veri, larg territoreve të pretenduara, por shndërimin nga një lëvizje me karakter të armatosur, në një lëvizje paqësore, në të cilën Athina zyrtare shprehte gadishmërinë për t’i ndihmuar shqiptarët.
Me urdhër të Ministrisë së Brendshme greke u përzunë nga territoret e shtetit grek, nacionalistët shqiptar që gjatë muajit qershor kishin punuar për ngritjen e popullsisë në lëvizjen kundër xhonturqëve. Një prej tyre ishte Dervish Hima, që së bashku me mbështetësit e tij u largua nga Korfuzi, qyteti që kishte shërbyer si një qendër e rëndësishme e pritjes dhe e përcjelljes së nacionalistëve shqiptar.
Veprime të tilla qeveria greke kishte ndërmarë edhe në korrik të 1911-tës ndaj Fazil Toptanit që kishte vendqëndrim Korfuzin dhe kishte bërë përpjekje për të organizuar kryengritjet në viset jugore. Një urdhër tjetër për të nxjerrë jashtë, veproi mbi Nikolla Ivanaj, njeriun e besueshëm të Komitetit Italo-Shqiptar, i cili nga Korfuzi mbante lidhje aktive me klube të ndryshëme shqipare në Shqipëri. Gjithashtu ajo ndërpreu kontrabandën e armëve të viseve shqiptar…
Ismail Qemali u përpoq për të zbutur marrdhëniet e acaruara të shqiptareve me Greqinë… I ndodhur në kryeqytetin e Britanisë së Madhe në fillim të korrikut të 1912 për takimin me Komitetin Ballkanik të Londrës, zhvilloi një takim në Legatën greke me ministin Jenadhius dhe i bënte të ditur se do të shkonte përsëri në ishullin e Korfuzit…
Në mes të korrikut mbërriti në Korfuz dhe menjëherë takohet me prefektin Varatasis, të cilit i kërkoi t’i transmetonte qeverisë greke, kërkesat e shqiptareve. Këto kërkesa u dërguan në Athinë më 17 korrik 1912 nga prefekti me anën e një letre. Në letër jepej një garanci që kryengritja nuk do të shtrihej drejt jugut…Ky veprim bëhej për të siguruar bashkëpunim dhe një ndihmë nga qeveria greke. Një ditë më pas ,sërisht me ndërmjetësinë e prefektit Varatasi, Ismail Qemali i dërgon një letër të dytë ministrit të Jashtëm, në të cilën i përsëriti kërkesën për ndihmë. Në letër përgjigjen që Koromilasi, Ministri i Jashtëm, me ndërmjetësinë e Varatasit, vihej në dukje një zbutje e qëndrimit grek. Pak ditë më vonë më 23 korrik 1912 ministii Jashtëm i shkruante sërisht prefektit të Korfuzit, tashmë në një letër enkas për të…Në këto kushte, Ismail Qemali shtyu shpërthimin e kryengritjes në Jug.
Zhvillimet e mësipërme duhet të kenë nxitur kontaktet shqiptaro-greke, me synim arritjen e një marrëveshjeje. Sipas raportit të konsullit italian në Janinë, që mban datën 14 korrik 1912, ‘’një marrëveshje serioze midis konsujve grekë dhe personaliteve shqiptare me shumë influencë është në proces’’….Për arritjen e saj krahas Ismail Qemalit punonte edhe Myfit bej Libohova, një ndër aleatët më të ngushtë të tij dhe deputet i porsazgjedhur i Gjirokastrës në Parlamentin Osman. Qeveria greke nëpërmjet konsullatës së saj në Gjirokastër e kishte mbështetur fort kandidaturën e tij për deputet. Madje, burimet arkivore austro-hungareze deklarojnë edhe të holla të shpenzimeve prej saj në favor të zgjedhjes së tij…./sarandaNews.al///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.