Nga Gëzim LLOJDIA
1.
Në zemër të ishullit të qetë të Zvërnecit, të rrethuar nga pishat dhe uji, ndodhet një varr që ruan heshtjen e një gruaje të paharruar: Marigo Pozio, qëndistare e flamurit të Pavarësisë dhe figurë simbol e atdhedashurisë shqiptare.Në këtë ishull ku natyra përkulet me nderim mbi gurë të lashtë.
…Dhe aty prehet një emër i skalitur në kujtesën e kombit Marigo Pozio. Një grua, një simbol dhe një akt i madh në heshtje.
2.
Rruga, që përshkon pyllin për në ishullin e Zvërnecit të çon përpara një varri të thjeshtë, por të rëndë nga kuptimi. Aty prehet Marigo Pozio, e heshtur mes natyrës, por e gjallë në çdo kujtim që ruan historinë tonë.Këtu prehet Marigo Pozio,
gruaja që veshi me duar flamurin e Pavarësisë.
…Në këtë vend, brenda mureve të lashta të Manastirit, prehet Marigo figura e njohur e historisë shqiptare, e lidhur me aktin simbolik të qëndisjes së flamurit të Pavarësisë më 1912.
Këtu pushon në paqe, në heshtjen e përjetshme të Zvërnecit.
Që nga viti 1932, kujtimi i saj ruhet mes , gurëve dhe historisë.
3.
Duke u larguar ngadalë nga ky vend i shenjtë, mes qetësisë së pyllit dhe ujërave që rrethojnë ishullin e Zvërnecit, mbajmë me vete kujtimin e një gruaje që qëndisi jo vetëm flamurin, por edhe krenarinë kombëtare.
4.

…Në një poezi, e cila i është kushtuar Marigos botuar në gazetën Besa të Tiranës, të datës 28 Nentor e vitit 1934 shkruhet: Cila dorë e pati punuar? Kombit kush ia pat kushtue? Atë flamur që valoj në Vlorë.


Ajo qe një atdhetare./Marigoja, grua korçare./Që punoj porsi burrë./Që s”ju shmang detyrës kurrë…///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.