Nga Vangjel SHUMELI


Natyra e egër, ajri i pastër, mjedisi i këndshëm dhe uji i kulluar plot pastërti është një ftesë e hapur për çdo dashamirës te Pllajës së Çajupit.
Kjo qafë është një belvedere ku mund të shohësh dy pamje mahnitëse, në njërën anë nga lindja, Fusha e Çajupit dhe nga perëndimi, Lugina e Drinos me hiret e saj.
Nga lart duket si arenë gladiatorësh e rrethuar nga malet që presin spektatorë të bërtasin fituesin e radhës. Duket sikur Zoti nuk pati pasur punë atë ditë dhe me duart e tij në rrugë e sipër ndërtoi një pllajë në mal për ta quajtur më pas Çajup. Aq i bukur është sa dhe Andon Zako,nje nga emblemat e letrave shqipe ia ‘vodhi’ emrin fushës dhe e quajti emrin e malit si pseudonim të tijin, Andon Zako Çajupi.
Por kjo bukuri turistike e tij i ka dhënë një nxitje të madhe turizmit malor dhe sidomos atij etno-kulturor dhe çdo ditë e më shumë po kthehet në një atraksion dhe sit nga me te preferuarit gjate viteve te fundit.
Një nga këto raste është kur etnokultura është kthyer një institucion promotor për turizmin e atjeshëm me qëllim të jetë i qendrueshëm është kur kjo pllajë hijerëndë “veshi fustanellën” ku për të pestin vit rradhazi u realizua panairi “Jeto Natyrën” i cili u bë nga bashkëpunimi i Bashkisë Libohovë me Shoqatën për Zhvillimin e Zagorisë.
Në këtë eveniment u gërshetua gjithçka tradita,identiteti,historia dhe pasioni për të bukuren,pasioni për kultivimin e Trashëgimisë që paraardhësit tanë na lanë dhe e kemi obligim ta mbajmë e ta transmetojmë gjeneratë më gjeneratë.
Ishin 8 grupe folklorike polifonike që zëri i tyre mbijnë në atë fushë si lulet e saj ngjyra-ngjyra ku u shënjtërua nga uji i Jetës së re që presin brezat që do të vijnë.Një ndër to Lule është ajo e Vilajetit,Himara ku dielli prek detin por dhe shpirtin me tingujt rrezatues që lëshojne si valët e Jonit,ishin zonjat e Selosë,zonjat plot hijeshi dhe finesë që tregojnë kulturën e hershme që kjo zonë mbarte që prej antikitetit duke u cilësuar si një nder pikat kryesore të Qyteterimit Antik të Luginës se Drinos ose Ngushticës së Antigonesë siç quhej ndryshe,Delvina me historinë e saj si sanxhak dhe kaza që ka bërë epoken e vet në kombin shqiptar,Lunxhëria krahina me lezete që përherë bukurinë e mban mbi vete duke ia percjellë të gjithëve anë e mbanë,Libohova, stolia e Luginës me vajzat e saj që treguan dhe tregojnë që tradita nuk shuhet dhe ajo ende është e gjallë duke ngritur peshë zemrat dhe shpirtrat me kënget e tyre,Cfaka një nga lagjet më të hershme të Gjirokastrës ku ende nëpër sokaqet dhe kalldrëmet e saj ndihet isoja duke tronditur gurët dhe hirin gri të qytetit,Zhulati që vuri themelet e Kanunit të Labërisë,ishin femijet e Zagorisë nënës madhështore që gjatë rrjedhes se viteve,kohërave dhe ngjarjeve përkundi djepin e dashurisë, jetës, lumturisë e dhimbjes.Por ëmbëlsia e këngës erdhi Nektar duke e percjellur këtë embelsi kënge dhe tradite tek të pranishmit një grup te rinjsh që pavarësisht se jetojnë në kryeqytet mendjen dhe zemrën e kanë në vendlindje,janë një gërshetim jo vetëm zërash por dhe malesh si e Kurveleshit,Malit të Gjerë,Labërise,Malëshovës dhe Labërisë,gërshetohen dhe luginat si Vjosa dhe Zagoria perqafuar vale-vale por i bashkoi dashuria për këngën dhe polifoninë duke u kthyer në flamur inspirimi dhe fanar frymëzimi për të gjithë.Gjithë arteriet e jugut i dhanë jetë zemrës së traditës duke e bërë akoma natyrën të jetë e gjallë.
Ky panair i përvitshëm u mekua dhe u bekua me ujin e kristaltë e të kulluar rrjedhur nga Kroi i Bratit.Ky aktivitet mbetet një indicie një ftesë më shumë për djemtë e vendit pasi Guri i rëndë në vendin e vet i thonë një fjalë.
Rruga e re që po bëhet do të jetë një zhvillim i madh për Zagorinë,për atë Kryezonjën e shumëvuajtur e cila i ka dhënë këtij kombi jo vetëm gjakun por dhe kontributin e parreshtur të gjuhës shqipe.Le të jetë ky një fillim i mbarë si ajo këngë e virgjër që mbeti fisnike duke mos u lëkundur përballë stuhive shekullore siç e ka përballuar me shume sfida duke u qëndruar e pamposhtur,le të jetë kjo nisje nje ftesë e hapur që ta kthejnë kokën e sytë nga Zagoria që të rikthehet me shkelqimin e saj te dikurshëm.
Një nga këta shembuj konkretë është nismëtari i këtij panairi z.Andon Pango i cili me kontributin e vet të çmuar i dha natyrës së Çajupit hijerëndë jetë dhe nxiti këdo të pranishëm vendas ose jo ndër ta dhe mua ta jetojnë nga afër jo vetëm erën e fresket,ujin e kulluar por mbi te gjitha mikpritjen dhe bujarinë e pasardhësve te Ilia Dilo Sheperit,gramaticienit që bëri gjuhën shqipe me gojë e me zë të jehojë në çdo kënd të Europës por s lihet pa permendur dhe shembulli tjetër por frymezues,nje burim inspirimi,nje Spartan i vertet qe mban Termopilet e traditës,pavarësisht moshës së re që na nxit të jetojmë polifoninë nga afër dhe të shijojmë zërat e magjishëm të mbira si lulet shumëngjyrëshe dhe të kristalta si uji gurgullues i Bratit,Mihal Kaçin,drejtuesin artistik të eventit,të riun plot pasion dhe dëshirë për polifoninë që ta transmetojë dhe ta mbajë në këmbë me qëllim të mos hiqet nga memoria ky kapitull i veçantë i veprës madhore qe lanë te parët tanë të quajtur trashëgimi shpirtërore.
Natyra që ofron fusha e Çajupit vijon të ketë jetë dhe gjallëri nëpërmjet aktiviteteve të tilla por unaza e re e Zagorisë është hapi i parë që kjo natyrë të marrë përkushtimin që i takon dhe që me shumë dashamirës ta jetojnë.

/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI