SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie-Përkujtohen 22 intelektualët e pushkatuar pa gjyq për shpërthimin në ambasadën sovjetike

Në kujtim të viktimave të komunizmit, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi 71-vjetorin e ekzekutimit të 22 intelektualëve, të akuzuar për shpërthimin e lëndës eksplozive në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Tiranë.

Në datën 19 shkurt 1951, në hyrje të ambasadës së Bashkimit Sovietik shpërtheu një lëndë ekslpozive e cila nuk pati asnjë pasojë, përveçse dëmtime materiale. Kjo ngjarje mendohej se ishte e inskenuar dhe e stisur nga Sigurimi i Shtetit për të frikësuar rrethin e intelektualëve. Drejtuesit e regjimit komunist e cilësuan ngjarjen “jo si një aksion të thjeshtë, por një ngjarje politike të një kalibri të madh”.

Të akuzuar si “bashkëpunëtorë të shërbimeve të spiunazheve të huaja imperialiste duke u bërë agjentë të rregullt të tyre dhe si propagandues për rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor”, 22 intelektualë në datën 26 shkurt 1951, u ekzekutuan pa u zhvilluar më parë një proces gjyqësor. Ata ishin: Sabiha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në nderim të 22 intelektualëve, ndodhet një memorial, i ngritur në vitin 1993.

Në datë 26 shkurt të vitit 2016, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekoroi familjet e 22 intelektualëve të ekzekutuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të vuajtjeve dhe qëndresës ndaj diktaturës, si dhe moralit të lartë të treguar në dekada përballë përndjekjes dhe represionit komunist. Në kujtesë të shembullit të këtyre familjeve, si një model i vlerave kombëtare, që duhet mbajtur gjallë për brezin e ri”.///

error: