Sabiha A. Kasimati (1912-1951) – Femra e pare shkencetare dhe doktorante shqiptare. Vajza e dyte e mjekut Aburrahman Kasimati dhe e Zehra Mbreshtani – Kasimati, mbaroi Liceun e Korçes ku ishte ne nje klase me dikatorin Enver Hoxha. Pasi e perfundoi me rezultate ekselente shteti Shqiptar i dha burse ne Faktultetin e Torinos – Dega Shkencat e Biologjise te cilen e perfundoi rekord me nota te shkelqyera 30/30 dhe mori lavderimin (Trenta su trenta con lode), ne veren e vitit 1941 e mbrojti edhe doktoraturen dhe Katedra i dha rolin e asistentes ne “Ihtiologjine fluviale” te cilen nuk e pranoi dhe u kthye ne atdhe.
Filloi pune ne Institutin e Shkencave qe ne ate kohe quhej “Berthama e Pare” qe drejtohej nga Prof. Selaudin Toto. – Intelektuale e kompletuar, e formuar dhe e njihte mire anen çnjerezore dhe totalitare te sistemit komunist dhe e deshperuar thelle me eliminimin e intelektualeve qe kishin studiuar ne Perendim si: Prof. Selaudin Toto, Prof Stanislav Zubeiri, Musine Kokalari, Shefqet Beja, Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, etj. –
Sabihaja shfaqi revolte te thelle ndaj sistemit dhe shokut te saj te klases Enver Hoxhes, gje qe beri te futet ne listat e zeza si “Kundershtare e regjimit” me 20/02/1951 arrestohet nga – Drejtoria e Sigurimit te Shtetit me urdher te kapiten Rasim Dedja dhe emrit te saj ishte vene nje kryq qe linte te kuotonte se bente pjese ne listen e zeze te pushkatimit pa gjyq. -Me 26/02/1951 prane ures se Beshirit e lidhur me tela me gjemba pushkatohet bashke me 21 burra si armiq te popullit dhe sistemit popullor komunist. Eshtrat e saj dhe 21 martireve sot prehen ne varrezat e Deshmoreve(ImranFejzullahu///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit