SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE: Sot në Kosovë kanë nisur festat!

Nga VATRA, BOSTON:

Sot në Kosovë kanë nisur festat!

Për Kosovën, shtetin më të ri të Evropës, data 10 qershor është një ditë e rëndësishme në historinë e saj dhe të shqiptarëve! Më 10 qershor 1878, u mbajt “Lidhja e Prizrenit”, ku shqiptarët patriotë u bashkuan kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit për copëtimin e trojeve shqiptare!

Më 10 qershor 1999, janë pezulluar sulmet ajrore të NATO-s dhe kanë hyrë në Kosovë forcat ushtarake ndërkombëtare të KFOR-it. Po ashtu, ushtarët e UÇK-së kanë marshuar në rrugët e qyteteve të Kosovës duke çliruar Kosovën nga ushtria serbe!

Më 10 qershor 2007, Shqipëria u vizitua për herë të parë nga një President Amerikan, George W. Bush, i cili deklaroi se “mjaft më, Kosova duhet të shpall pavarësinë”! Etj, etj.

VATRA në Boston falënderon dhe është mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që kontribuan për të arritur këtë ditë! Në veçanti dëshmorëve të lirisë, invalidëve të luftës, veteranëve dhe gjithë veprimtarëve që ndihmuan me të gjitha mundësitë e tyre ndër vite që Kosova të çlirohet!

Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit! ///

error: