SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memushaj: Shteti e ka shpërfillur gjuhën shqipe, dokumentet zyrtare janë plot gabime 

Gjuhëtari Rami Memushaj thotë se për mbrojtjen e gjuhës janë marrë shumë pak masa. Në një intervistë në MCN TV, Memushi tha se pavarësisht premtimit të Ramës në 2014 për redaktorë në të gjitha institucionet shtetërore, dokumentet që dalin nga këto të fundit tregojnë se redaktorë nuk ka as vetë Kryeministria. Sipas Memushit, deri tani ka një shpërfillje të gjuhës shqipe nga ana e shtetit.

Këto gjëra nuk bëhen me vullnetarizëm dhe nuk i bën dot vetëm kryeministri. Ministria e Arsimit çfarë bën? Nuk kam dëgjuar ministra të Arsimit të flasin për këtë problem. Kur kemi propozuar masa një zv.ministër bëri të habiturin. Kryeministri premtoi në 2014 se do vinte redaktorë nëpër institucione. Mesa kam parë nuk ka as në kryeministri, pasi shkresat janë plot gabime. Kjo është shpërfillja e gjuhës nga ana e shtetit. Më parë ka pasur një ligj që institucionet që kanë si materie gjuhën detyroheshin të respektonin drejtshkrimin. Duhet të punojnë institucionet. Akademia e Shkencave duhet të shqetësohet për këtë. Kryeministri ynë është i ndjeshëm ndaj problemeve të gjuhës. Ai në 2014 u shpreh se gjuha duhet mbrojtur por në praktikë shumë pak masa janë marrë. E vetmja masë është abetarja e përbashkët. Por masa të tjera nuk ka.

error: