SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Menaxhimi i Butrintit, mbrojtje e vlerave të trashëgimisë kulturore

Komisioni për Politikën e Jashtme, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishme në komision tha se lidhja e marrëveshjes së administrimit, ndërmjet Ministrisë se Kulturës se Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, ka si qëllim administrimin efektiv, sipas një modeli administrimi, i cili synon konservimin, mbrojtjen dhe rritjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Në bazë të kuadrit ligjor, ligji i njeh gjithë të drejtën Fondacionit që jo vetëm të menaxhojë këtë entitet të ri, por edhe mbi të gjitha të vazhdojë të kërkojë donatorë të tjerë dhe partnerë të tjerë në Fondacion”, theksoi Margariti. ///

error: