Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
Në një njoftim për shtyp, MEPJ këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës.Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e mailit: ambasada@albania.waw.pl; mbassy.warsaw@mfa.gov.al; dk@mfa.gov.al
Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI