Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim në institucionin e Presidencës me kreun e PD, Lulzim Basha.
Meta bën me dije se i ka kërkuar Bashës të vazhdoj punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
“Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit”,- bënë me dije Meta.
“E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi”,- thekson Meta.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI