Presidenti i Republikës Ilir Meta ka caktuar datën 25 prill 2021 si datën e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme. Pas takimeve konsultative të zhvilluar gjatë ditës së premte, Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 25 prill 2021.
Partitë opozitare kërkuan 18 prillin, teksa Kryeministri Edi Rama kërkoi që zgjedhjet të mos mbahen më 2 maj, pasi janë dhe pashkët ortodokse.
Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve vendore në bazë të nenit 65 të Kushtetutës, së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Dekreti i Presidentit:
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI