Presidenti Ilir Meta i ftuar në një studio televizive mbrëmjen e djeshme e cilësoi jo një fatalitet mundësinë e një koalicioni Rama-Basha pas 25 prillit.
“Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është një ditë e provës së zjarrit për çdo njeri. Për atë që ka bërë deri tani dhe për atë që do të bëjë për të ardhmen. Kemi parë njerëz me 2-3 fytyra. Nga 25 prill do të kemi përfundimisht një provë të zjarrit për sealin politikan të Shqipërisë”, komentoi ai.
“Unë jam Ilir Meta, kam një fytyrë edhe me ambasadorët, edhe me opozitën edhe Edi Ramën. Për çdo çështje të rëndësishme që ka të bëjë me punët e Shqipërisë. Në 25 prill, do të jetë provë zjarri për të gjithë. Po shkoj drejt kësaj prove të zjarrit, me bindje se kam bërë detyrën ndaj vendit. Do ta bëj edhe pas 25 prillit. 25 prillit nuk i shmanget dot njeri”, vijoi Meta.
Në lidhje me hyrjen e opozitës me dy lista në zgjedhje, Meta tha se nuk hyn në çështjet e opozitës.
“Dy gjëra mund t’i them sa i takon zonjës Kryemadhi. Ajo ka bërë një gabim, që ka dalë nga parlamenti, duke u solidarizuar, në mënyrë të pakuptimë. Dy gjëra janë të përjashtuara, që LSI të ketë koalicion me Edi Ramën, mendoj për sa e njoh. E dyta, që LSI të bëjë lojë të dyfishtë me ata që quhen oligarkë, apo me PPP-të. Me këtë shkatërrim të madh që ka ndodhur. Këto janë dy gjëra që jam i sigurtë se nuk ndodhin”, tha ai.
Në lidhje me një koalicion të Bashës me Ramën, Meta riktheksoi se “nëse Rama e merr Bashën, le ta marrë”.
“Nëse e merr do të thotë që e ka patur gjithmonë me vete. Nuk do të ndodhë hataja, do të pozicionohet shoqëria në raporte të reja. Jeta vazhdon”, tha Meta.//
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?