Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ka derguar se fundi ne Bashkine e Finiqit, nje grup pune per te adresuar te gjitha problematikat qe lidhen me rritjen e sigurise se jetes dhe prones se banoreve.
Komunikimi i drejtperdrejte i kreut te bashkise Kristo Kiço me Ministrin Lleshaj ka disa muaj qe ka nisur. Shkak kryesor ka qene forcimi i masave te policise vendore nga ana e Ministrise se Brendshem pas ankesave te perseritura per shkak te vjedhjeve ne disa fshatra te minoritetit grek.
Pak dite me pare Lleshaj mori takim jo vetem me strukturat drejtuese te bashkise minoritare po edhe me disa banore te terrorizuara nga grabitjet e grupeve kriminale te cilat vepronin naten.

Lleshaj premtoi ne Finiq se do te rishikont eme prioritete forcimin e kapaciteteve te policise. Por ai kerkoi gjtihashtu qe te rinj e te reja nga pakicat greke ne Finiq e Dropull te ofrohen per te sherbyer ne policine e shtetit.///R-SR//
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade