Nga Etleva XHAJANKA
Subjektet që disponojnë ndërmarrje bujqësore të braktisura do të privatizohen.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, i cili finalizon këtë proces që zvarritet prej vitesh.
Sipas draftit, gjatë kryerjes së procesit të privatizimit janë evidentuar shumë probleme që lidhen me zbatimin e kritereve të përcaktuara në ligj.
Konkretisht rezultojnë rreth 1100 objekte, për të cilat nuk ka përfunduar procesi i privatizimit, objekte të cilat i përkasin ish- Ndërmarrjeve Bujqësore (NB) dhe ndërmarrjeve bujqësore të braktisura.
Referuar projektligjit, objektet e mbetura pa përfunduar procesin e privatizimit mund të jenë në fazat kur për një pjesë ka përfunduar procesi i likujdimit, për disa mund të jetë nënshkruar kontratë shitje, por pa formën e kërkuar nga ligji (të lidhura para noterit) dhe për disa objekte megjithëse janë kryer pagesat nuk është nënshkruar kontrata e shitjes.
Projektligji përcakton institucionet që do të kenë si detyrë përfundimin e këtij procesi dhe parashikon zgjidhjen e problematikave që kanë dalë në pah deri më tani. Sipas draftit, subjektet paraqesin në Ministri kërkesën për përfundimin e procesit, e cila i kërkon Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, sipas qarkut ku ndodhet objekti për të cilin është bërë kërkesa për përfundimin e procesit të privatizimit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit