Elsa Lila u shpall fituese e Festivalit të RTSH, pasi mori votat e jurisë profesioniste. Por ndryshe nga herët e tjera, fituesi nuk do të shkojë automatikisht në Eurovision. Këtë të drejtë e mori Albina dhe familja Kelmendi, të cilët fituan votat e publikut.
Lila fitoi për herë tretë çmimin e parë, në po kaq pjesëmarrje, me këngën “Evita”, kushtuar vajzës së saj.
Ndërsa Albina Kelmendi mori votat e publikut për performancën e saj me këngën “Duje”, që e këndoi me familjen e saj.
Kelmendi fitoi edhe vendin e dytë nga votat e jurisë, ndërsa vendin e tretë e mori grupi “2 Farm” me këngën “Atomike”.
Festivali Europian i këngës do të zhvillohet në maj 2023, në Liverpul të Anglisë, pasi vendi që i takoi e drejta, Ukraina, u tërhoq për arsye sigurie si pasojë e pushtimit të vendit nga Rusia.///
Elsa Lila u shpall fituese e Festivalit të RTSH, pasi mori votat e jurisë profesioniste. Por ndryshe nga herët e tjera, fituesi nuk do të shkojë automatikisht në Eurovision. Këtë të drejtë e mori Albina dhe familja Kelmendi, të cilët fituan votat e publikut.
Lila fitoi për herë tretë çmimin e parë, në po kaq pjesëmarrje, me këngën “Evita”, kushtuar vajzës së saj.
Ndërsa Albina Kelmendi mori votat e publikut për performancën e saj me këngën “Duje”, që e këndoi me familjen e saj.
Kelmendi fitoi edhe vendin e dytë nga votat e jurisë, ndërsa vendin e tretë e mori grupi “2 Farm” me këngën “Atomike”.
Festivali Europian i këngës do të zhvillohet në maj 2023, në Liverpul të Anglisë, pasi vendi që i takoi e drejta, Ukraina, u tërhoq për arsye sigurie si pasojë e pushtimit të vendit nga Rusia.
er
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi