Ministria e Kulturës bën të ditur se muaji shkurt do të jetë edhe “Muaji i Kujtesës”. Pikërisht kështu është emëruar, pasi ky muaj do t’i kushtohet viktimave të sistemit komunist në vendin tonë, i cili veç të tjerëve, nuk kurseu as intelektualët që i kanë shërbyer Shqipërisë duke i sakrifikuar ata “Në emër të popullit”.-ka theksuar Ministrja e Kultures Elva Margariti
“E kemi pagëzuar “Muajin e kujtesës”, një vijim i natyrshëm i një dite ndërkombëtare, kushtuar viktimave të Holokaustit. Gjatë këtij muaji do të kujtojmë martirët tanë, viktimat e një sistemi vrastar, që u sakrifikuan për mendimin, fjalën e lirë dhe besimin në Zot. Do të mbeten përherë të përjetshëm dhe shembuj frymëzimi”, shprehet Ministria e Kulturës.
Këtë muaj, Ministria e Kulturës e nis me At Zef Pllumin, duke i vendosur theksin e rëndësisë së veprës së tij. “Homazh At Zef Pllumit, që rrojti për të kujtuar terrorin komunist. Vepra e tij është dëshmia më e gjallë dhe mësim për brezat e rinj, që e shkuara të mos përsëritet”.
Zef Pllumi lindi në Bogë, më 28 gusht 1924 dhe ndërroi jetë më 26 shtator, 2007 në Romë. At Zef Pllumi ishte frat françeskan, publicist e shkrimtar. Nga viti 1967 deri më 1989 burgoset dhe vuan dënimin në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, etj, për 23 vjet.
Dëshmia dhe vepra e tij, vepra “Rrno vetëm për me tregue” u përkthye në anglisht më 2008 nën titullin “Live to tell”. Më 6 mars të vitit 2014 u përkthye edhe në gjuhën italiane .. Në vitin 2006 At Zef Pllumi dekorohet me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. At Zef Pllumi ka marrë çmimin letrar “Penda e Artë” në vitin 2006 për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue”, çmim ky i akorduar nga Ministria e Kulturës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI