Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini mes disa maturanteve te shkëlqyer të Maturës Shtetërore 2020, ka veçuar edhe të riun sarandiot, hasantahsinasin, Joner Ilir Nikolla.
Ne statusin kushtuar te riut sarandiot, Shahini shkruan:
“Joner Nikolla, Gjimnazi “Hasan Tahsini”,Sarandë,Talenti I tij më I madh është artikulimi në public dhe të shkruarit. Stili I tij publiçistik është vlerësuar me artikuj të botuar në gazeta lokale dhe kombëtare. Përsa i përket pasioneve, futbolli dhe biznesi mbeten gjithnjë fushat në të cilat ai ndihet I plotësuar.”
Me tej Ministrja pohon: “ Krenare për të rinjtë tanë! Takova 10 maturantët me rezultatet më të larta në Maturën Shtetërore 2020. ?
Më la mbresë fakti se shumica donin të studionin mjekësinë dhe se pandemia COVID-19 nuk i kishte frikësuar, por i ka nxitur më tepër të orientohen drejt këtij profesioni human.
U gëzova që maturantët të cilët duan të studiojnë jashtë vendit janë të vendosur që pas studimeve të rikthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre. Kjo jep shpresë se e ardhmja do të jetë akoma më e mirë dhe me njerëz të tjerë, të denjë për të shërbyer në vend…Suksese me zemër të gjithëve në çdo hap tuajin në vijim!”///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.