VËZHGIMI I DITËS/ Rreth 800 qytetarë sarandiotë, kanë humbur sheshet e ndërtimit prej vitit 2008, kur nje pronar, fitoi me gjyq një sipërfaqe të madhe ndërtimore.
Problemi, sa ekonomik, edhe social , nuk është zgjidhur prej vitit 2008, kur bashkia e asaj kohe, sipas një shprehje popullore “nuk e vuri ujët në zjarr” dhe kishte të tjera axhenda nga interesi i banorëve të qytetit bregdetar.
Problemi i 800 familjeve që kanë humbur pronën e tyre, të fituar më parë nga vendimet e Këshillave Bashkiake, nuk u zgjidh as më vonë. Ndërkohë, bashkia aktuale, përballet me situatën për të gjetur një zgjidhje ligjore për qytetarët e saj.
Sipas burimeve zyrtare të këshillit bashkiak, në mbledhjeen e radhës të këtij këshilli të datës 31 korrik, bashkia do të paraqesë një Informacion zyrtar për problemin e 800 familjeve që kanë humbur pronën.
Lidhur me opsionet e mundshme për zgjidhje të kësaj situate, këshilltarit më i vjetër bashkiak, Mehmet Nelaj i cili, është në mandatin e pestë, si i zgjedhur pohon se tre jane rruget e zgjidhje së ngërçit: Shteti, sipas tij, duhet t’i hyjë në themel çështjes se pronës publike te fituara me gjyq nga qytetari, duke i lene per rrjedhim 800 banore pa pronë; kompensim i tij në një hapesire publike tjetë ose qytetaret te marrin parate qe kane paguar per pronen e tyre.///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI