SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministrja e Drejtesise Gjonaj: Pavarësisht Covid19, proceset gjyqësore kanë vijuar pa ndërprerje

Pavarësisht Covid19, proceset gjyqësore kanë vijuar pa ndërprerje,- keshtu thekson ne statusin e saj ne fb Minisrtja e Drejtesise Etilda Gjonaj.

“Mbarësi për të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë dhe sidomos punonjësit e administratës gjyqësore në këtë fillim viti 2021. Prej pandemisë së gjatë pasoi një vit i vështirë, ku edhe sistemi i drejtësisë, administrata gjyqësore dhe ajo e prokurorisë kanë punuar në kushte të vështira dhe të paprecedent.Pavarësisht Covid19, proceset gjyqësore kanë vijuar pa ndërprerje edhe pse rastet e prekjeve nga pandemia në gjykata dhe prokurori kanë qenë të shumta.

Sistemi i drejtësisë është shumë i rëndësishëm për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe puna këtë vit duhet të vijojë me ritëm të lartë me qëllim realizimin e drejtësisë me efiçencë

.Gjatë vitit 2021 angazhimi duhet të jetë maksimal për të garantuar tashmë efektshmërinë e sistemit të ri të drejtësisë dhe na takon të gjithë ne, që të angazhohemi dhe të punojmë me dedikim maksimal për të arritur konkretizimin e rezultateve të reformës në drejtësi.-shprehet kru i Ministrise se Drejtesise, Etilda Gjonaj e cila ka punuar me pare me perkushtim edhe ne postin e Komisioneres prane Institucionit te Avokatit e Popullit.///

error: