SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministrja Kushi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut vizitojnë shkollën e mesme të bashkuar në Pustec

-Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, zhvilluan sot një vizitë në shkollën e mesme të bashkuar të Pustecit.

“E nderuar që sot bashkë me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska të vizitonim shkollën e mesme të bashkuar të Pustecit, një shkollë e rikonstruktuar nga buxheti i shtetit dhe rezultat i premtimit të Kryeministrit Rama në vazhdën e mbledhjes më të fundit të përbashkët mes qeverive të dy vendeve tona”, thotë Kushi.

Ministrja shprehu vendosmërinë që nxënësve të minoriteteve kombëtare t’u ofrohen kushte sa më optimale, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën e tyre amtare, bazuar në legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

“Konkretisht, kemi përmirësuar kurrikulat me bazë kompetencat edhe për nxënësit e minoriteteve kombëtare, sikurse edhe i kemi përfshirë ata në skemën mbështetëse të librave falas deri në klasën e nëntë”, përfundoi Kushi///atsh///

error: