SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mjekja e njohur Vjollca Koko , solli “100 VJET NË SHËRBIM TË NJERËZVE”

Nga Shkëlqim HAJNO

Gjatë vitit që lamë pas, mjekja e njohur e Gjirokastrës Vjollca Koko , ish këshilltare bashkiake aktive dhe veprimtare e njohur e shoqërisë civile, solli “100 VJET NË SHËRBIM TË NJERËZVE”, një botim mbi shërbimin spitalor shtetëror të Gjirokastrës. Botimi ka për recensues kolegun tonë të mirënjohuur Thanas Dinon dhe redaktor Odhise Çekrezin.

Si një enciklopedi.

Dr. Koko në këtë botim, është inicuesja e një enciklopedie do të thoshim, mbi spitalin ikonik të jugut të Shqipërië, duke përfshirë shkrime mbi llojet e shërbimeve, me firmat e kolegëve të saj në një hapësirë kohore një shekullore.

Vjollca Koko dhe grupi autorëve, në vitin 2024 daltuan kështu, një shekull të shërbimit spitalor shtetëror të Gjirokastrës, nga viti i largët 1923 deri në 2023-in.
Kësisoj në këtë botim me vlera, shpaloset puna e dhjetra personaliteteve të shëndetësisë ndër vite e dekada, të cilët i dhanë përkushtimin me shpirtin e profesionit dhe misionit të tyre në shërbim të njerëzve të këtij rajoni.
Këto kontribute, vijnë në libër si shkrime nga personalitete te ndryshme si: Islam Buci, Murat Kaçi, Hodo Çelo, Kostandin Hido, Kristaq Xhumbi, Pjerion Radovani, Andrea Gudha, Ramani Jorgji, Xhelo Beqiri, Spiro Thomai, Foto Biçuni, Thanas Bashatri, Hysni LLuka e Bledi Çelo, Sdem Harxhi e Përparim Hoxha, Figali Bashari Kobuzi e Vjollca Koko, Tahir Bitri e e Shaban Cara,Aeko tefa e Dolorez Tafili, etj, etj,
Monografia e gjatë sjell pamje nga të gjitha shërbimet spitalore përgjatë viteve 1923-2023 që, në të njejtën kohë, janë edhe kronika të jugut të Shqipërisë për fusha sensitive si betejat e bluzave të bardha për shëndetin e njerëzve.


Monografia e ideuar nga dr. Koko ka edhe prurje te tilla si “Roli i mjekëve te Gjirokastës. në spitalin e Sarandës“; Roli i mjekëlve te spitalit te Gjirokastrës përmes shkollave për infermierë dhe mjekë”, por edhe pamje tl tjera si Spitali i Gjirokastrës si qendër shkencore, aktivitete shoqërore të spitalit të Gjirokastrës etj,.
Nuk mund të anashkalohej në këtë botim, madje, ishte brenda pritshmërive edhe një rol tjetër i spitalit ikonë: Spitali i Gjirokastrës, si faktor i rëndësishëm në jetën politike e shoqërore të qytetit.

Si Memorie.

Libri eshte edhe nje memorizim i gjurmëve ndër vite. Këtu gjen mjekët e Gjirokastrës dhe rrethinave te saj ne fundshekullin e XIX, po edhe personelin shëndetësor në harkun e madh kohor 1923-1982
Gjykojmë se një pasuri tjetër e libri-memorie janë edhe dhjetra e qindra fotografi, vlera e të cilave siç mund të kuptohet nga gjithkush, rritet me kalimin e viteve.
Dr.Koko modestisht shkruan: …”historia 100-vjeçare e këtij shërbimi mund të mos jetë e plotë në këtë botim, por dimë që ky libër, është një pjesë e vërtetë e saj,, ndaj, për këtë falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan për hartimin e tij, me shkrimet e tyre, duke vënë në dispozicion edhe arkivat personale…”
Libri sjell një optikë edhe për eksperiancat e kolegëve të huaj që bashkëpunuan me Spitalin e Jugut të Shqipërisë . Mjeke të talentuar kanë ardhur e shërbyer në qytet nga Universiteti i Stambollit, ai i Athinës , nga Italia e gjetiu. Shërbyen me devotshmëri dhe bënë emër, lanë kujtime e mbresa, të pashlyera jo vetëm te pacientët. që shëruan e u lehtësuan dhimbjet, por te të gjithë banorët e qytetit, të rrethinave dhe të qyteteve të tjera të trevave të Jugut.”, -përmendet në këtë libër .

“100 VJET NË SHËRBIM TË NJERËZVE”, mbetet një shenjë serioze në memorizimin e një historie suksesi për shërbimin spitalor shtetëror të Gjirokastrës, përtej episodeve gojore, kujtimeve nëpër kafenetë e qyteteve dhe vatrat shtëpiake të qyteteve të jugut.

Këto të fundit, një ditë i merr era bashkë me pluhurin në sokatët e qytetit dhe gjethet në luginat e Drinos, Vjosës e Bënçës. Nuk ka shtëpi në hapësirën gjeografike Gjirokastër -Sarandë-Delvinë-Konispol-Himarë-Tepelenë e Përmet që nuk ka pasur një lidhje me shërbimin spitalor shtetëror të Gjirokastrës, për pjesëtar apo të afërm të tyre.

Dhe, e mira dr. Vjollca Koko, së bashku me kolegët e saj që mundësuan këtë botim me vlera, përtej modestisë, mbeten krenarë para lexuesit dhe banorëve të jugut e më gjerë.

Në këtë shënim modest, do të shtonim edhe në sugjerim për Bashkinë e Gjirokastrës dhe kryetarin e saj zotin Golemi:

Në setin e promocioneve të Gjirokastër turistike, mund të shohin edhe mundësinë e ribotimit të “100 VJET NË SHËRBIM TË NJERËZVE” me një kopertina kapitale, dhe përse jo, edhe në versionin anglisht. Sepse gjirokastitëve, nuk u ka munguar mençuria edhe për të promovuar vlerat në fusha të tjera veç turizmit, siç është shendeti me kontributet e spitalin ikonik të jugut, atij shtetëror të Gjirokatrës ./sarandaNews.al.///

error: