SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mjetet lundruese turistike.Kriteret e reja të vendosjes dhe funksionimit të stacioneve sezonale të ankorimit

 Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kritereve të vendosjes dhe funksionimit të stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit të mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, si dhe mënyrës së funksionimit për vendosjen e tyre, në vijën bregdetare.

Ky vendim zbatohet nga çdo person fizik dhe juridik, vendas dhe i huaj, të cilët aplikojnë për vendosjen e stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit të mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, nëpërmjet lidhjes së kontratës së qirasë për funksionimin e këtyre stacioneve, si dhe nga çdo institucion publik i ngarkuar, i cili përfshihet në procesin e planifikimit, dhënies me qira ose përdorim dhe monitorimit të stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit.

Në vendim përcaktohet se stacionet sezonale të ankorimit/bregëzimit të mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi vendosen vetëm në zonat e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT-ja), dhe numri maksimal i stacioneve përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin, bazuar në propozimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Asnjë hapësirë detare dhe sipërfaqe toke në funksion të vendosjes të stacionit sezonal të ankorimit/bregëzimit nuk mund të jepet me qira apo të vihet në dispozicion, kur bie ndesh me kontrata të lidhura apo në proces shqyrtimi, bazuar në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, apo të vënies në dispozicion të pronës investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Mënyra e funksionimit për vendosjen e stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit të mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi bëhet nëpërmjet dhënies me qira çdo personi fizik ose juridik, vendas dhe i huaj, që shfaq interes për zhvillimin e projektit për vendosjen e këtyre stacioneve nga ministria përgjegjëse për turizmin, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Dhënia me qira realizohet nëpërmjet kontratës së qirasë të lidhur ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe subjektit fitues me afat deri në 10 (dhjetë) vjet sipas kontratës tip, të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin. Subjektit fitues i ndalohet ta japë atë apo pjesë të saj te të tretë me nënkontratë.

Tarifa minimale e dhënies me qira të sipërfaqes së truallit në funksion të stacionit sezonal të ankorimit/bregëzimit të mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi është në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien me qira të pasurisë së paluajtshme shtetërore.

Të ardhurat, që krijohen nga kontratat e qirasë apo përdorimit, të rregulluara sipas këtij vendimi, derdhen në masën 100 % në buxhetin e shtetit.

Në rastet kur kërkohet miratimi i një lejeje ndërtimi, subjekti fitues aplikon në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit.///

error: