Policia e Shtetit ka dalë mbrëmjen e sotme me një deklaratë për mediat lidhur me situatën në rang vendi të shkaktuar nga moti i keq.
“Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë – Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Situata më problematike deri më tani është në qarqet Lezhë e Shkodër.
“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar me të gjitha mjetet logjistike që ka në përdorim , që në rast nevoje tju vijë në ndihmë qytetarëve të cilët duhet të njoftojnë menjëherë te 112 në rast nevoje”, vijon me tej deklarata.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI