Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe karakter lokal, të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe lokalisht në zonat qendrore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa hera-herës, në zonat bregdetare dhe në lugina, pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1–2 ballë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI