SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mourinho hyn në histori dhe përlotet: Fitore e pavdekshme

 Jose Mourinho udhëhoqi “Romën” në fitoren e UEFA Conference League mbrëmjen e se merkures në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, duke mposhtur 1-0 holandezët e “Feyenoord”.

Pas kësaj fitoreje portugezi bëhet trajneri i parë që fiton të tre trofetë e kompeticioneve të UEFA-s për klube.Mourinho ka fituar dy herë Champions League me “Porton” dhe “Interin” si dhe dy herë Europa League me “Porton” dhe “Manchester United” dhe tani fitoi UEFA Europa Conference League me “Romën”.

Mourinho u emocionua pas vërshëllimës së fundit të arbitrit pasi bëri që Roma të fitojë trofeun e parë në kompeticionet evropiane për klube.

Pas ndeshjes Mourinho u shpreh mes lotësh se “sonte kemi bërë historinë”.

“Do të qëndroj tek Roma pa pikë dyshimi”, shtoi ai.“Është një gjë të fitosh kur të gjithë e presin dhe një gjë tjetër është të fitosh kur gjërat mbeten të pavdekshme dhe përgjithmonë”, tha ai.

“Kjo të bën të ndihesh i veçantë. Nuk them se nuk  mendoj për vete, por mbi të gjitha mendoj për romanistët që festojnë sot, shpresoj të na presin në shtëpi. Kjo qëndron përgjithmonë, jam shumë i lumtur për djemtë tanë dhe familjen romane”, u shpreh Mourinho.

“Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, pasi arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi trajneri portugez i Romës.///

error: