/17/04/2020// Kryeministri Edi Rama tha sot se muaji maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni, në kuptimin që do ketë gjithmonë e më shumë lehtësira.
Për sa i përket hapjes së kufinjve, Rama tha se për çështjen e kufinjve do shihet se çfarë do të bëjnë dhe të tjerët, sepse në këtë moment nuk jepet asnjë shenjë domethënëse.
“Faktikisht ne një hapje të ngushtë po e bëjmë ditën e shtunën, duke filluar fluturimet e riatdhesimit. Sigurisht fluturimet e riatdhesimi do zgjasin një javë, dy javë, por nuk do të zgjasin dy vjet”, tha ai.
Rama theksoi se për 10-15 ditë do ketë lëvizje masive të automjeteve, ndërsa në muajin maj pensionistët do lëvizin më lirisht.
“Unë besoj që në maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni, në kuptimin që do ketë gjithmonë e më shumë lehtësira. Do fillojmë gjithmonë e më shumë të lehtësojmë pensionistët, që të fillojnë dhe dalin, e të mos vazhdojnë të rrinë brenda për një kohë pa fund. Do lehtësojmë dhe ato aktivitete patjetër që përmendëm, do lehtësojmë lëvizjen e automjeteve. Në ditë në vijim do kemi sërish lehtësim, dhe në 10-15 ditët e ardhshme do të fillojmë lehtësimin e automjeteve në një masë të gjerë”, tha ai. /R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI