– Investitori Muhammed El Alabbar, duke folur për portin turistik të Durrësit tha se, ne do të krijojmë një gjë kaq të veçantë që kur njerëzit të vijnë, ata të mos duan të largohen kurrë. Këtë jua premtoj.
“Dua të falenderojë qeverinë e Shqipërisë që më dha këtë shans të jashtëzakonshëm. Falenderoj ekipin tim që ka biseduar për një kohë të gjatë, po ashtu dua të falënderojë dhe ekipin e qeverisë dhe mund ta them se nuk ka qenë negociatë e lehtë”, tha ai.
“Ajo çfarë është e jashtëzakonshme është se i ka sjellë kaq pranë Shqipërinë dhe Emirateve Arabe dhe dua të theksoj se Madhëria e tij është i lumtur që jeni në këtë pikë sepse herën e fundit tha se duhet ta përfundojmë këtë gjë. Shpresojmë që është fillesa e bashkëpunimit. Nëse dikush na pyet se për çfarë është e gjitha kjo, është për krijimin e një jete të re. Koha do të provojë për të gjithë se interesi ynë është krijimi i një jete të re. Kjo ka të bëjë me krijimin e një jetë të re me krijimin e besimit në një vend në një qytet. Natyrisht mundësi për kontrata, rritja e turizmit. Por kjo do jetë shumë më tepër se sa mendoni dhe arsyeja është se unë këtë gjë e kam bërë prej vitesh”, theksoi El Alabbar.
“Ne do të krijojmë një gjë të veçantë që njerëzit mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Kjo nënkupton se duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë të shkëlqyer. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që bregdeti shqiptar ia vlen. Mendoj që motori ekonomik shqiptar, rritja që ne shohim ia vlen. Po të shohësh rritjen e turizmit, shifrat janë shumë të larta të turizmit. Për mua personalisht është kaq privilegj që unë të marr pjesë e të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe Durrës. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë”, u shpreh El Alabbar./atsh///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.