Mbrëmjen e te merkures, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Kryeministri e quan këtë investim “portin më të madh turistik të Mesdheut”, duke shtuar se investitori ka një reputacion global të padiskutueshëm.

“Do të ishte e paimagjinueshme, jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara, që do kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si vend me vizion për të qenë konkurrues në turizëm, vetëm kur ne filluam të ushtrojmë detyrën. Kjo është e vërteta,” deklaroi Rama, duke argumentuar se më parë nuk kishte turizëm, vetëm turizëm të brendshëm dhe me qytetarët e Kosovës.
Kryeministri deklaroi se kjo periudhë turistike ka shënuar rritje të jashtëzakonshme, krahasuar me vitet e mëparshme, duke theksuar se n“ë një nga klasifikimet e bëra për rritjen e turizmit në vendet e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”.
Rama tha se, në portin e ri që do të ndërtohet në Porto Romano, nga kompania holandeze, do të marrë përgjegjësi për kalimin e mallrave, ndërsa vendin e tij e zë porti turistik, ashtu si edhe në shumë qytete të tjera porte të Evropës dhe botës.
Kryeministri kujtoi se kompania “Eagle Hills Real Estate Development” po ndërton edhe një investim madhor buzë lumit në Beograd, duke theksuar se në Shqipëri ky investim do të rrisë eksponencialisht vlerën e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, si dhe të gjitha hoteleve në të gjithë bregdetin e Durrësit.
“Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në botë”, tha Rama.
Duke ndarë shembullin e portit të Malit të Zi, Kryeministri tha se ishte falë atij investimi që ky vend ka rrogat më të lartë në rajon, si dhe se ky port do të hapë një perspektivë të re, me një investim ku shteti shqiptar do të jetë aksioner e ortak.
“Sot kemi shoqërinë “Eagle Hills” e cila është e njëjta shoqëri e cila administrohet drejtpërdrejt nga zoti Alabbar që ndërton vijën ujore në lumin që përshkon Beogradin, një investim që pati bërë bujë të madhe atëherë, madje na e kanë vënë përpara herë pas here, “shikoni Malin e Zi, shikoni deri në Beograd, ata nuk kanë as det, shiko se çfarë bëhet, ju nuk keni investime”, duke harruar se nga vijnë ata e nga vijmë ne në raportet me turizmi në tërësi. Një vend që e ka pasur detin armik ose zonë të armikut për shekuj dhe pa harruar edhe periudhën e komunizmit. Gjithsesi sot ne jemi në kushtet kur po e nënshkruajmë një protokoll i cili i hap rrugë ligjit, për të konkluduar negociatat për një kontratë që do të jetë një kontratë shembullore e kontrata do të jetë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar e nuk anë lënë gjë pa thënë për këtë projekt që është një nga projektet që do të ndryshojë jo Durrësin por Shqipërinë përgjithmonë. E tha zoti Alabbar, këtu nuk është e 12 mijë vendeve të reja të punës, vende cilësore. Këtu nuk është çështja e mbi 1000 jahteve që vijnë e që sjellin konsumatorë në Durrës, që do të ngrenë jashtëzakonisht shumë nivelin e konsumit, se kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë, që turizmi ynë të kalojë në një nivel tjetër”, tha Rama.
Ai shtoi se, “këtu nuk është fjala për thjesht dhe vetëm hotelet, baret restorantet, teatrot, apo rezidencat që do ndërtohen aty. Këtu nuk është fjala as për faktin që me ndërtimin e këtij porti, të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit sepse do duan njerëzit të blejnë e të shesin shumë më tepër. Do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare të plazhit të Durrësit ku ne me Anin po punojmë një projekt që do të bëjë zgjerimin e sipërfaqes së rërës ,do të bëjë ndërtimin e një lungomareje të re e kështu me radhë. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në botë”.
“Pra, bëhet fjalë për një investitor me reputacion global, të padiskutueshëm dhe bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit Muhammed Bin Zayed dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një histori vllazërie që ka një gur themeli jashtëzakonisht të rëndësishëm për historinë shqiptare, praninë e menjëherëshme në Kukës për t’i ardhur në ndihmë konkrete vëllezërve dhe motrave tanë nga Kosova kur po shpërnguleshin nga dukuria e spastrimit etnik dhe Muhammed Bin Zayed rikthehet me një tjetër shprehje të jashtëzakonshme të vullnetit të mire, duke sjellë këtu pikërisht Muhammed Alabbarin me mbështetjen e tij për një investim që do t’i kalojë dy miliardë dollarë”, vijoi Rama.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore