“Prisja që të gjeja një qytet të degraduar, por e kisha gabim”. Kështu e nis rrëfimin e tij artisti i njohur grek i njohur si Same 84, i cili ishte një nga pjesëmarrësit e Mural Fest 2021 në Tiranë.
I konsideruar si një artistët më me perspektivë në Greqi, Same 84 thekson se në muralet e tij frymëzohet nga përditshmëria, çka është munduar që ta pasqyrojë edhe në veprën e realizuar në Tiranë që ka tërhequr që në ditët e para vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj.
“Nuk kisha një pamje të qartë se çfarë bëhej në Tiranë. Prisja që të gjeja një qytet të degraduar. Më falni për këtë, por e kisha gabim.Përshtypja ime e parë sapo shkela ishte shumë pozitive. Arti im konsiderohet POP dhe unë frymëzohem nga përditshmëria ime.Shoh diçka shumë të bukur, e marr dhe e vendos tek punimet e mia. Gjatë vizitës sime në Tiranë, ciceroni që na shoqëronte na tregoi disa zona tepër interesante për tu vizituar. Pas muzeut ajo që na vizitoi ishte Kalaja e cila ka marrë pamje tepër të bukur duke rrezatuar kontraste shumë të mëdha, me pamje magjepse dhe magjike. Gjë të cilën nuk e kemi parë në Athinë”, tregon artisti grek. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI