Si sot më 8 tetor të vitit 1936, u çel Muzeu Arkeologjik i Vlorës.
I pari muze shqiptar i këtij lloji, u pagëzua me emrin e monarkut “Zogu I”-rë. Në mjediset e këtij muzeu Ismail Bej Vlora mblodhi qeverinë pas shpalljes së Pavarësisë.
Muzeu u ngrit dhe u pasurua me objekte arkeologjike të dala nga gërmimet e kryera në Apoloni prej misionit arkeologjik francez, të prirë nga arkeologu Leon Rey. Mandej, u pasurua me artefakte nga objekte arkeologjike të zbuluara në Vlorë dhe në rrethina.
Në katin e parë u vendosën të gjitha statujat dhe kolonat e gjetura në Apoloni. Ndërsa, në katin e sipërm qëndronin në stenda prej xhami enët e qeramikës, monedhat, terrakotat dhe figurinat e ndryshme.
Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, muzeu u bombardua nga ushtria italiane dhe më pas u grabit. Për shkatërrimin dhe grabitjen e Muzeut Arkeologjik të Vlorës, arkeologu Rey, botoi një notë proteste në numrin e gjashtë të revistës së tij “Albania”.
Një pjesë e koleksionit antik të Muzeut të Vlorës që u arrit të shpëtohet, gjendet sot në Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Arkeologjik të Tiranës, Muzeun Historik të Vlorës, si dhe në Muzeun e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot foto nga ceremonia e inaugurimit të muzeut me pjesëmarrjen e Xhafer Ypit, Ali Asllanit etj, pamje e godinës dhe planimetri të muzeut, si edhe portreti i Leon Rey-it.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI