Kanë nisur tashmë procedurat ligjore për të bërë të mundur që fermerët shqiptarë të mund ta marrin naftën pa taksa. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili nënvizon se tashmë është shpallur gara nga Ministria e Bujqësisë.
“Me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e pa pajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Kryeministri, teksa publikon edhe një video.
Lajmi i shumëpritur për fermerët u dha së pari nga Kryeministri Rama më 13 tetor, në një konferencë për mediat për zhvillimin ekonomik në vend.Me këtë vendim bëhet e mundur heqja karburanti për prodhim bujqësor e akcizës, taksës së qarkullimit dhe e karbonit.
Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë. Mbi 47 mijë fermerë të pajisur me NIPT deri tani, nga 1 janari 2021 do të marrin karburantin 50% më lirë nga sa e kanë blerë këtë vit.
Heqja e taksave do u kursejë fermerëve 80 lekë për çdo litër karburant.Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj, deklaroi se ky është një vendim do rrisë fitimet e fermerëve dhe jo vetëm.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI