SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nata e dytë e Festivalit të 60-të të këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH vazhdoi sonte rrugëtimin në natën e tij të dytë.

Jo vetëm artistët pjesëmarrës, por edhe emra të njohur të skenës që kanë dhënë kontribut në këto 60 vitet histori të muzikës kënduan gjatë natës së sotme.

Nata e dytë u konceptua si “nata e dueteve”. Çdo këngë e këtij festivali u soll në skenë e interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një këngëtar tjetër të njohur të skenës shqiptare.

Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që performuan së bashku me artistët.

Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, iu bashkangjit sonte edhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea.

Nata e parë përcolli emocione të forta, me interpretime të këngëtarëve të rinj dhe të njohur.

Në skenën e festivalit kënduan 20 këngëtarë pjesëmarrës.

Juria e cila do të vlerësojë këngët në këtë vit përbëhet nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.

Mbrëmjen e nesërme është nata finale e festivalit. Kënga fituese kualifikohet direkt si përfaqësuese e Shqipërisë për në festivalin evropian të këngës, Eurovision.///

error: