Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1 deri 5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era përkohësisht me shpejtësi 8-10m/s. Valëzimi në dete të forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/11 | Re shi |
| Kukës | 6/9 | Re shi |
| Lezhë | 7/12 | Re shi |
| Dibër | 2/7 | Re shi |
| Durrës | 7/13 | Re shi |
| Tiranë | 7/13 | Re shi |
| Elbasan | 6/13 | Re shi |
| Berat | 3/13 | Re shi |
| Vlorë | 5/14 | Re shi |
| Korcë | 1/7 | Re shi |
| Gjirokastër | 3/12 | Re shi |
| Sarandë | 4/13 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI